Studentja, Ledi Guxholli ka marrë një propozim të veçantë për martesë në mijëra metra lartësi. Gjashtë vitet e lidhjes u përmbyllën me këtë propozim martese.
Kliti Avdullari tregoi në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News emocionet e këtij momenti.
“Doja të ishte diçka e veçantë, nuk jam njeri i kamerave apo i rrjeteve sociale. Propozimi u bë para qindra pasagjerëve të linjës ajrore Tiranë-Romë”, tregoi Avdullari.
Ky moment është bërë viral në rrjete sociale, ndërsa Ledi Guxholli, u shpreh se është habitur sepse Kliti nuk është aspak tip surprizash.
/abcnews.al/