U merrte para vajzave dhe grave që ofronin shërbime seksuale, arrestohet i riu që shtirej si polic

schedule20:15 - 29 Prill, 2024

schedule 20:15 - 29 Prill, 2024

Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një qytetar, i cili prezantohej si efektiv policie dhe u zhvaste shuma parash vajzave dhe grave që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Mësohet se i arrestuari fillimisht linte takime me vajzat, të njohura si eskorta, pasi bisedonte me to në rrjetet sociale.

Pasi kryente marrëdhënie seksuale me to, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim që t’i arrestonte. Më pas, ai u kërkonte shuma parash në formë gjobvënie, që të mos i prangoste.

27 vjeçari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”. Ai ka përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, ju merrte para deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!