Hezbollahu refuzon ndërmjetësimin e huaj për marrëveshje me Izraelin

schedule15:24 - 29 Prill, 2024

schedule 15:24 - 29 Prill, 2024

Hezbollahu libanez ka kundërshtuar përpjekjet diplomatike franceze dhe amerikane për të gjetur një marrëveshje dypalëshe midis Libanit dhe Izraelit për një armëpushim të ndarë nga ai midis Hamasit dhe shtetit hebre.

Hasan Fadlallah, deputeti i Hezbollahut në parlamentin libanez, mori pjesë sot në një përkujtimore të luftëtarëve të vrarë në sulmet izraelite.

“Të gjitha përpjekjet e huaja për të arritur një marrëveshje armëpushimi në të vërtetë kanë për qëllim lehtësimin e presionit ndaj qeverisë izraelite“, tha ai.

Hezbollahu përsëriti gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar rreth perspektivës së një marrëveshjeje kuadër, duke filluar nga ndërprerja e aktiviteteve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Për Partinë e Zotit, fronti jugor i Libanit shërben për të ushtruar presion mbi Izraelin për të ndërprerë operacionet në Gaza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!