Mushkonja e malaries është rishfaqur në Itali, më saktë në Pulia, pas 50 vitesh, sipas një zbulimi. Studiuesit gjetën, 13 larva Anopheles sacharovi dhe shtatë të rritur u gjetën në gjashtë vende të ndryshme.
Hetimi u krye në zonat përreth zbulimit të parë, duke u fokusuar në fermat e kafshëve, stallat dhe vendet e mundshme të shumimit.
“Prania e mushkonjave të gjinisë Anopheles, domethënë atyre që mund të transmetojnë malarian, është informacion që duhet marrë në konsideratë siç duhet,” tha Pier Luigi Lopalco, profesor i Higjienës në Universitetin e Salentos.
Malaria është një sëmundje kërcënuese për jetën e cila shkaktohet nga parazitë të cilët iu transmetohen njerëzve, nëpërmjet pickimit të mushkonjave femra Anopheles të infektuara. Malaria shkaktohet nga parazitët Plasmodium.
Simptomat shfaqen 7, 15 ose më shumë ditë pas pickimit. Ato janë të natyrës së ndryshme, por zakonisht janë ethe, dhimbje koke, të vjella, diarre, djersitje dhe të dridhura.
/abcnews.al