Një 42-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë këtë të hënë. Sipas uniformave blu, 42-vjeçarit i është gjetur kokainë dhe heroinë në Tiranë.
“U arrestua në flagrancë shtetasi 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu është arrestuar edhe një 15-vjeçar, i cili kaq goditur me mjet prerës një 18-vjeçar. Mësohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën “Bashkim Gazidede”, ka goditur me mjet prerës shtetasin 18 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.