Takimi mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, i planifikuar të mbahej në 9 maj në Shtëpinë e Bardhë, është shtyrë për shkak të ndryshimeve në agjendën e udhëheqësit turk, tha të premten një zyrtar i Turqisë.
Zyrtari që nuk pranoi të identifikohej tha se shumë shpejt do caktohej një datë e re për takimin.
Shtëpia e Bardhë nuk kishte njoftuar zyrtarisht për vizitën, por një zyrtar amerikan tha për agjencisë së lajmeve Reuters në fund të marsit se Shtëpia e Bardhë kishte ofruar që takimi të zhvillohej në 9 maj dhe Ankaraja kishte pranuar.
/abcnews.al