Blinken paralajmëron Kinën: Ndaloni ndihmën për Moskën ose SHBA do të veprojë!

schedule18:40 - 26 Prill, 2024

schedule 18:40 - 26 Prill, 2024

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u takua me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.

Gjatë këtij takimi, Xi vlerësoi se të dy vendet duhet të jenë “partnerë, jo rivalë”,

Gjithashtu ai theksoi se ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur mes vendeve. Ai gjithashtu sqaroi se “ka ende vend për përpjekje të mëtejshme”.

Megjithatë, Blinken paralajmëroi Pekinin se nëse nuk ndalon së furnizuari Rusinë me materialin e përdorur në luftën në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara “do të ndërmarrin veprime”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!