Shpërndau lajme të rreme, arrestohet gazetari i Forbes në Rusi

schedule14:14 - 26 Prill, 2024

schedule 14:14 - 26 Prill, 2024

Një gazetar i Forbes është arrestuar në Rusi për “përhapjen e lajmeve të rreme për Forcat e Armatosura”. Bëhet fjalë Sergei Mingazov, sipas asaj që raportojnë gazetat Rbk dhe Meduza.

Avokati i Mingazov, Konstantin Bubon, tha se klienti i tij akuzohet se ka shpërndarë një postim në kanalin e tij Telegram, “Khabarovskaya Mingazeta”, në lidhje me zbulimin e varrezave masive në vitin 2022 në Bucha, Ukrainë.

Gazetari tani është arrestuar në qytetin Khabarovsk, në Lindjen e Largët Ruse. Mingazov ka bashkëpunuar më parë me Vedomosti ( Ведомости ), e përditshmja e dytë më e madhe e biznesit në Rusi, dhe ka punuar gjithashtu si korrespondent për agjencinë Tass në Khabarovsk.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!