Një moment i keq për Girona, klubi spanjoll që po lufton për kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, gjatë seancës së fundit stërvitore të klubit katalanas, dy lojtarë, Juanpe dhe Yan Couto janë përplasur kokë më kokë.
Për këtë arsye, seanca stërvitore u pezullua dhe të dy u transportuan në spital për kontrolle, edhe pse duket se nuk ka vend për shqetësim madhor. Në pritje të rezultateve instrumentale, të dy do të konsiderohen praktikisht jashtë për ndeshjen e radhës kundër Las Palma./h.ll/abcnews.al