Një 60-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai ka humbur kontrollin e makinës gjatë mbrëmjes së të martës dhe ka përplasur dy automjete të parkuara.
“U arrestua shtetasi 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmë, në orën 20:50, në rrugën “Peti”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka përplasur dy automjete të parkuara”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al