Shqipëria po bëhet gati për ndeshjen e 8 nëntorit me Skocinë dhe sot në konferencë për shtyp kanë dalë dy prej futbollisteve të kombëtares së femrave. Qëndresa Krasniqi ishte ajo që e mori fjalën e para dhe theksoi se do të luajnë për fitore.
“Kemi ardhur për fitore, shpresoj të japim maksimumin për këtë objektiv. Më e rëndësishme është që të paraqitemi mirë si ekip dhe uroj që në fund rezultati të jetë i mirë. Arma më e fortë është se jemi të gjithë të bashkuara me njëra-tjetrën.
Jemi një grup shumë i mirë dhe besoj se kjo do na ndihmojë shumë që të paraqitemi mirë në fushë. Shpresoj të ketë një numër të madh të tifozëve, pasi na ndihmon shumë të luajmë mirë, na motivojnë”, u shpreh Krasniqi para mediave.
Më pas e mori fjalën Zylfije Bajramaj: “Harmonia është e mirë dhe besoj se do të kemi rezultat të mirë këtë ndeshje. Gjithmonë jemi të bashkuara. Normal që ne kemi ardhur për fitore dhe duam tre pikët, por edhe me një barazim do të ishim të kënaqura. Pritshmëritë për kombëtaren e femrave? Besoj se në një të ardhme do të kemi një emër dhe do të hyjmë në elitën ndërkombëtare. Besoj se do të bëjmë emër si ekipet e mëdha”. /abcnews.al