Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar se armët dhe objektet bërthamore të NATO-s do të jenë në shënjestër nëse ato vendosen në Poloni.
Sergej Ryabkov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se misionet e përbashkëta bërthamore të NATO-s pranë kufirit rus do të konsideroheshin një kërcënim për sigurinë e saj.
“Lëre më për vendosjen e përhershme për të cilën flasin kokat e nxehta në Varshavë”, deklaroi Ryabkov.
“Kjo është arsyeja pse të gjithë ata politikanë që po diskutojnë një opsion të tillë brenda dhe jashtë Polonisë duhet të kuptojnë: çdo hap në këtë drejtim nuk do të shtojë sigurinë e Polonisë dhe objektet përkatëse do të jetë në mënyrë të pashmangshme një objektiv. Dhe ata do të jenë në plan të parë në ushtrinë tonë”, shtoi ai./abcnews.al