Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Olaf Scholz apel Evropës që të mbështesë Ukrainën

schedule19:57 - 24 Prill, 2024

schedule 19:57 - 24 Prill, 2024

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje Evropës që të mbështesë edhe më tutje Ukrainën, ndonëse e bëri të qartë se i qëndron pas refuzimit të tij për të dërguar raketat me rreze të gjatë veprimi, Taurus.

Scholz ka argumentuar se raketat Taurus mund të përdoren vetëm me përfshirjen e ushtarëve gjermanë, qoftë brenda apo jashtë Ukrainës, dhe ka thënë se kjo është një vijë që ai nuk dëshiron ta kalojë, raporton “Associated Press”.

Thirrjet për mbështetje ndaj Ukrainës janë forcuar pas miratimit të pakos ushtarake prej 61 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara.

“Dua të them gjithashtu se vendimi i Shteteve të Bashkuara nuk na çliron këtu në Evropë nga detyra për të zgjeruar më tej mbështetjen tonë për Ukrainën në mënyrë që vendi të mund të mbrohet kundër agresorit”, ka thënë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!