Mourinho: Sot rëndësi ka aspekti fizik, edhe Arteta me Guardiola luajnë me 5 ose 6 qendërmbrojtës

schedule13:42 - 24 Prill, 2024

schedule 13:42 - 24 Prill, 2024

Josè Mourinho, në një intervistë të gjatë për “Telegraf”, është fokusuar te Roma, e ardhmja, Paul Pogba, por edhe tek aspekti taktik i futbollit. “The Special One” nënvizoi se sa i rëndësishëm është sot aspekti fizik: “Shikoni Manchester City-n, shikoni Arsenalin, vetëm për të dhënë dy shembuj. Sa qendërmbrojtës kanë në ekip? Ndonjëherë ata kanë gjashtë, është çështje parimore. Pastaj ata Luajnë në pozicione të tjera. Ata luajnë në të djathtë, në mesfushë.

Mouronho mëpas hyn në detaje: “Ndodh sepse ata kanë nevojë për stabilitet dhe kompaktësi mbrojtëse. Arteta tek Arsenali, për shembull, përdor Kiwior-in si mbrojtës të majtë, sepse fiziku i tij është i përshtatshëm për të fituar duelet dhe gjithashtu ndihmon në goditje të caktuara.

Guardiola te Manchester City përdor Akanji-n si mbrojtës të krahut apo edhe Stones si mesfushor dhe Gvardiol si mbrojtës.

Pikërisht për këtë arsye Manchester City ka qenë i suksesshëm në Champions League vitet e fundit, sepse ka rritur fizicitetin.”

Në analizën e tij të ndryshimeve që po përjeton futbolli nga pikëpamja taktike, Mourinho fokusohet në krahasimin mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain në Champions League:

“Pashë një ndeshje me shumë topa të gjatë nga Ter Stegen te Lewandowski në e rindërtimit. Parisi u përpoq të bënte presion më lart, kështu që Ter Stegen synonte pasimin e gjatë te Lewandowski. Lewandowski e kontrollonte me gjoks dhe luante në atë pozicion.

Unë fitova një Europa League me topat e gjatë të Sergio Romeros për Marouane Fellainin për t’i shpëtuar presionit të Ajax-it. Fituam 2-0 dhe morën Kupëm. Dhe thonë se ishte një sezon katastrofik.”/h.ll/abcnews.al