Lautaro Martinez shënoi sërish, por goli i tij kundër Dortmundit nuk vlejti. Gjermanët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë dhe fituan 3-2. Sulmuesi argjentinas i ekipit zikaltër e ka të qartë se çfarë nuk shkon.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes së Champions League, 22-vjeçari tregon se ku duhet të përmirësohet Interi, teksa beson ende te kualifikimi më tej.
“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, por ishim një tjetër ekip në 45 minutat e dyta. Nuk mund të ndodhë një përmbysje e tillë, treguam mungesë pjekurie. Nuk mendoj se problemi ynë ka të bëjë me eksperiencën, është më shumë çështje përqendrimi. Do të përmirësohemi në vazhdim. Na duhet të mbledhim sa më shumë pikë, edhe pse kualifikimi është komplikuar shumë“, thekson golashënuesi i Interit. /abcnews.al