VIDEO | “26 minuta ferri” për Interin, një maroken heroi i Dortmundit

schedule23:06 - 5 Nëntor, 2019

schedule 23:06 - 5 Nëntor, 2019

U duk sikur gjithçka kishte përfunduar, por ekipet gjermane nuk dorëzohen kurrë. Dortmundi dhe Interi zhvilluan një ndeshje spektakolare dhe plot emocione në “Signal Iduan Park”. Vendasit përmbysën disavantazhin e dyfishtë dhe siguruan një fitore të madhe.

Përveç përmbysjes në fushën e blertë, nënkampionët e Gjermanisë ia dolën të parakalojnë zikaltrit në renditjen e grupit F. Dortmundi numëron 7 pikë pas javës së katërt, një pikë më pak se Barcelona dhe tre më shumë se ekipi i Contes.

Lautaro Martinez dhe Matias Vecino shënuan dy gola të bukur në pjesën e parë, ndërsa kapiteni Handanovic bllokoi sulmet e verdhezinjve. Pushimi i bëri mirë Dortmundit dhe shumë keq Interit.

Achraf Hakimi zhbllokoi shifrat, ndërsa Julian Brandt barazoi sfidën. Entuziazëm i madh në stadium dhe vendasit nuk u ndalën. Mbrojtësi maroken shënoi sërish 13 minuta përpara fundit. Gol shumë i bukur i Hakimit dhe tifozët në ekstazë.

Tre gola brenda 26 minutave i dhuruan fitoren e artë gjermanëve dhe dërrmuan djemtë e Contes, të cilët pësuan një “black-out” në pjesën e dytë dhe kualifikimi bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Lyon ia doli të siguronte një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Benficës. 3-1 triumfuan francezët dhe tani renditën në vend të dytë në grupin G, dy më pak se Leipzigu kryesues dhe tre më shumë se rusët e Zenitit.

Andersen dhe Depay i dhuruan Lyonit avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë, Seferovic riktheu “Shqiponjat e Lisbonës” në lojë, por Traore vulosi fitoren e vendasve një minutë përpara fundit të ndeshjes. /abcnews.al

Dortmund – Inter 3-2
(Hakimi 51′, 77′, Brandt 64′ / Martinez 5′, Vecino 40′)

Lyon – Benfica 3-1
(Andersen 4′, Depay 33′, Traore 89′ / Seferovic 76′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!