VIDEO | Sërish gol në Gjermani, një afrikan vendos heshtjen në “Anfield”

schedule21:46 - 5 Nëntor, 2019

schedule 21:46 - 5 Nëntor, 2019

Vijojnë golat në përballjet e Champions League. Interi ndodhet në një mbrëmje shumë të mirë dhe ka dyfishuar rezultatin në Gjermani. Matias Vecino ka shënuar golin e dytë të ekipit të tij kundër Dortmundit 5 minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Aksioni i bukur i ekipit të Contes është finalizuar nga mesfushori uruguaian dhe Interi ndodhet në avantazh të dyfishtë pas golave të Martinez dhe Vecino.

Surprizë në “Anfield”. Liverpooli kishte kaluar në avantazh në minutën e 14-të kundër Genkut me anë të Wijnaldum. Belgët kanë reaguar dhe kanë arritur të barazojnë ndeshjen. Samata ka shënuar në minutën e 40-të.

Sulmuesi nga Tanzania shfrytëzoi një goditje këndi të Genk, goditi bukur me kokë dhe mposhti brazilianin Alisson, duke vendosur heshtjen në stadium. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!