Dueli Dortmund-Inter është zhbllokuar shumë shpejt. Lautaro Martinez ka shënuar një gol fantastik dhe ka kaluar ekipin e tij në avantazh në minutën e pestë.
Aksioni i ekipit zikaltër nisi nga portieri Handanovic, ndërsa argjentinasi lëvizi bukur në krahun e djathtë, kreu një driblim brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë.
Martinez konfirmon formën e mirë që po kalon. 22-vjeçari zhbllokoi ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” (Interi fitoi 2-0) dhe bën të njëjtën gjë edhe në “Signal Iduna Park”. /abcnews.al