Këngëtari francez, Kendji Girac ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri në Biscarosse, në jugperëndim të Francës.
Policia mori informacion për të shtëna pak pas orës 05:30 të mëngjesit të së hënës, dhe kur shkuan në vendin e ngjarjes, gjetën të plagosur rëndë në gjoks këngëtarin.
Sipas mediave të huaja, ai u dërgua me urgjencë në spital por tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Girac u bë i njohur për herë të parë në vitin 2013, pasi publikoi një cover të një kënge të reperit kongo-francez Gims.
Një vit më pas, ai fitoi The Voice France. Ai ka lëshuar pesë albume në studio./abcnews.al