Ka shkuar në 18 numri i të vrarëve në Rafah, mes tyre 14 fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Sulmi i parë vrau një burrë, gruan e tij dhe fëmijën e tyre 3-vjeçar.Gruaja ishte shtatzënë dhe mjekët arritën ta shpëtonin foshnjën, tha spitali.
Në sulmin e dytë u vranë 13 fëmijë dhe dy gra, të gjithë nga e njëjta familje.
Izraeli ka kryer sulme ajrore pothuajse çdo ditë në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës ka kërkuar strehim nga bombardimet izraelite diku tjetër.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe zyrtarë të OKB-së, kanë paralajmëruar se një ofensivë tokësore ushtarake izraelite në qytetin jugor të Gazës do të çonte në një katastrofë.
/abcnews.al