Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Të paktën 4 të vdekur, problemet vazhdojnë në Dubai

schedule20:35 - 19 Prill, 2024

schedule 20:35 - 19 Prill, 2024

Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të kësaj jave është rritur në të paktën katër, thanë autoritetet të premten. Në të njëjtën kohë, rrugët mbeten të përmbytura dhe problemet vazhdojnë edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.

Stuhia goditi për herë të parë Omanin gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën 20 njerëz, përpara se të përfshinte Emiratet të martën, ku regjistroi shirat më të dendur në 75 vjet.

Dy gra nga Filipinet dhe një burrë vdiqën teksa hipnin në automjetet e tyre gjatë përmbytjeve. Gjithashtu, një burrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i moshës rreth të 70-tave, vdiq kur automjeti i tij u rrëmbye nga përrenjtë e vrullshëm në Ras Al Khaimah.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, një nga më të ngarkuarit dhe një qendër për udhëtime në Lindjen e Mesme, është ende duke luftuar për të kryer fluturime të shtyra, tre ditë pas stuhisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!