Vendet e G7 do të shqyrtojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për ndihmën ndaj Ukrainës

schedule15:57 - 19 Prill, 2024

schedule 15:57 - 19 Prill, 2024

Vendet e G7 po shqyrtojnë nëse mund të përdorin asetet e ngrira ruse të mbajtura në Perëndim për të ndihmuar Ukrainën, tha të premten ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani pas takimit në Capri.

SHBA dhe Britania duan që rreth 300 miliardë dollarë të aseteve sovrane ruse të përdoren për të paguar mbrojtjen e Ukrainës, por vendet anëtare të BE-së kanë vënë në dyshim nëse një masë e tillë do të ishte e ligjshme.

Tajani tha se përdorimi i interesit nga fondet do të ishte i mundur ligjërisht, por ekspertët duhet ende të konstatojnë nëse përdorimi i vetë kapitalit mund të ketë edhe një bazë ligjore./abcnews.al