Një traget u përplas në një skelë porti në Napoli të Italisë, duke lënë 30 pasagjerë të plagosur. Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur të premten pasi trageti po ankorohej.
Vlerësohet se është shkaktuar nga erërat e forta që fryjnë në zonë, ndërsa po hetohet edhe mundësia e gabimit njerëzor. Trageti vinte nga ishulli Kapri dhe në të ndodheshin qindra persona. Për shkak të mbërritjes në port disa prej tyre tashmë kanë qëndruar në këmbë gjatë përplasjes duke shkaktuar të lënduar.
Nave contro una banchina a Napoli, ci sono dei feriti.
Impatto durante le operazioni di ormeggio, ambulanze sul posto #ANSA https://t.co/ukDkC0PZYo pic.twitter.com/WZ77DUndi1— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) April 19, 2024
Ndihma e parë është dhënë nga punonjës të sistemit kombëtar shëndetësor italian, ndërsa efektivë të policisë u dërguan me urgjencë në portin e Napolit.
Ministria e Transporteve bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Portual të Napolit dhe se është vënë në dijeni për zhvillimin e rastit, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të përplasjes./abcnews.al