Pacienti më jetëgjatë me Covid/ 73 vjeçari u prek nga 50 mutacione, 613 ditë nën “pushtimin” e virusit

schedule15:18 - 19 Prill, 2024

schedule 15:18 - 19 Prill, 2024

Në moshën 72-vjeçare, pacienti më jetëgjatë me koronavirus dha frymën e tij të fundit në Amsterdam. I moshuari u shtrua në spital me simptoma të COVID-19 në shkurt 2022. Ai vuajti nga infeksioni respirator për 613 ditë, gati 20 muaj.

“Kjo është koha më e gjatë që dikush është infektuar me virus”, thanë studiuesit e Universitetit të Amsterdamit.

Edhe pse pacienti – i cili tashmë vuante nga një sëmundje gjaku -ishte vaksinuar disa herë, sistemi i tij imunitar nuk arriti të prodhojë mjaftueshëm qeliza të bardha të gjakut ose antitrupa për të luftuar virusin.

Mjekët zbuluan se trupi i 72-vjeçarit ishte bërë rezistent ndaj Sotrovimab, një antitrup monoklonal për trajtimin e COVID-19.

“Ai u prek nga 50 mutacione”, shpjeguan studiuesit për 72-vjeçarin. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që ai e ka transmetuar virusin te njerëzit e tjerë.

Rasti i tij do të prezantohet në një konferencë mjekësore në Barcelonë këtë muaj. “Ky rast nxjerr në pah rrezikun e infeksioneve të vazhdueshme SARS-CoV-2 te individët me imunitet të kompromentuar.

Ne theksojmë rëndësinë e mbikëqyrjes së vazhdueshme gjenomike për mutacionet e virusit”, theksuan studiuesit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!