Sulmet ruse në Ukrainë, tre viktima dhe dhjetëra të plagosur

schedule08:17 - 19 Prill, 2024

schedule 08:17 - 19 Prill, 2024

Të paktën tre persona mbeten të vrarë dhe njëzet të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse provincën Dnipropetrovsk, në jug të Ukrainës.

“Një ndërtesë pesëkatëshe u përfshi nga flakët në Dnipro. Është pjesërisht e shkatërruar. Mund të ketë njerëz në rrënojat”, tha guvernatori rajonal Serhii Lysak në Telegram.

Nga ana tjetër në Rusi, Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit, njoftoi se 25 objektiva ajrore u rrëzuan, ndërsa po shkonin për në qytetin me të njëjtin emër, pranë kufirit me Ukrainën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!