Akuzat e kreut të PL-së kundër SPAK/ Karamuço: Meta është i panikosur! Gazetarja: Jep mesazhe edhe për aleatët!

schedule22:32 - 18 Prill, 2024

schedule 22:32 - 18 Prill, 2024

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin “360 gradë” në ABC News u shpreh se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përdorur një gjuhë të dhunshme ndaj institucioneve të drejtësisë, një gjuhë theksoi ai që është e papranueshme.

Nga ana e saj gazetarja Anduena Llabani, tha se Ilir Meta në akuzat e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani jep mesazhe edhe për ata persona me të cilat ka bashkëpunuar, pra mes rreshtash godet edhe aleatët e tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço: Tashmë janë provat që e kanë vënë në lëvizje, dhe tashmë është i panikosur. Ish-kryetari i shtetit me këtë lloj gjuhë që është shumë e dhunshme ekstremizëm ndaj institucioneve është e papranueshëm. Por po ta shohësh në deklaratat e tij dërgon mesazhe për të gjithë personat që ka pasur probleme dhe përplasje. Janë 30 vite histori këto dhe nuk janë të sotmet.

Avokatja Enida Bozheku: Ka hapur një luftë me shumë fronte. Por mënyra se si është e gabuar. Sepse tregon një Ilir Meta të trembur dhe të dobët.

Eksperti i Kriminalistikës: MC Gonigal e përmend sepse ka frikë nga shpallja non grata. Pra për këtë e përmend.

Gazetarja, Anduena Llabani: Në Prokurorinë e SPAK janë hapur tre çështje të hapura ndaj Ilir Metës, është një çështje për lobimin, një tjetër dosje është disa ndërhyrje estetike të gruas së Ilir Metës, por CEZ/DIA është ajo që ngacmon ujërat. Deklaratat e Metës, nuk godet Dumanin, por godet aletatët e tij me të cilat ka bërë edhe koalicione, madje ka informacione që Meta ka paguar dosje shumë të bujshme që janë hapur. Tani ka një moto këtu ‘o të gjithë bashkë brenda, ose asnjë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!