Beleri/ Karamuço: Ka pasur shkresa nga SHISH, dokumentohej çfarë bënte. Historiani: Pati rrjedhje të informacionit…

schedule21:48 - 18 Prill, 2024

schedule 21:48 - 18 Prill, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri ka pasur disa shkresa nga SHISH, ku drejtues të shtetit shqiptar informoheshin për veprimtarinë e tij.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Karamuço u shpreh se Beleri është përgjuar.

Ndërsa historiani Arben Llala deklaroi se shteti shqiptar është tradhtuar herë pas here dhe ka pasur rrjedhje të informacionit për Belerin.

Ervin Karamuço: Për të plotësuar dhe për të verifikuar atë që thashë për 15 vjetëshin se mbase është më shumë. Kemi një shkresë të vitit 2008. Në 2007, për herë të parë, del një shkresë e SHISH, që informoin ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin e asaj kohe, kini kujdes se ka një veprimtari që po zhvillohet në disa zona të Himarës dhe autor kryesor i sponsorizuar me qëllim malinje, është i pari Fredi Beleri dhe i dyti Kokaveshi, janë po këta persona. Kemi një shkresë të 2009, prapë të përgjuar nga SHISH, përgjim ambiental, në të cilën Fredi Beleri pranon, është me shkresë, që në Peshkëpi, po të më thonin, do e bëja prapë. Po të them këtë. Ky person në 2007, 2009, 2011, 2013, gjithë kohës është mbajtur në survejim. I dokumentuar çfarë bënte.

Arben Llalla: Ka qenë i ndjekur. Që nga 2015, unë vetë e kma ndjekur në mediat greke, Fredi Beleri, ka qenë edhe Vangjel Dule, kur ishte kandidat për kryetare komune, Atëherë u vunë shumë institucione të shtetit shqiptar, përgjonin edhe shqiptarë me kombësi që ishin nga Vranishti, Borshi që punonin në Athinë. Skenari për të fituar Fredi Beleri për të fituar këtë herë. 15 vite e tutje ka qenë nën vëzhgimin e SHISH dhe policisë. Sheti shqiptar tradhtohet herë pas here dhe ka rrjedhje të informacionit.