“I mbaruari Balotelli, kurrë plotësisht italian”, kapo-ultrasi bëhet shembull!

schedule15:01 - 5 Nëntor, 2019

schedule 15:01 - 5 Nëntor, 2019

Hellas Verona nuk e ka falur kapo-ultrasin e ekipit të tyre. Luca Castellini ëshët dënuar të mos futet në stadium deri më 30 qershor të vitit 2030. E gjitha ka ardhur pasi ai ka komentuar çështjen “Balotelli”. Sulmuesi është ofenduar nga Castellini dhe Verona, duke ju referuar Kodit të sjelljes, ka vendosur ta dënojë.

Ulrasi i verdhebluve kishte deklaruar: “Balotelli është italian sepse ka nënshtetësinë italiane, por kurrë nuk mund të jetë plotësisht italian. Ne kemi gjithashtu një lojtar të zi në ekip, që ka shënuar, dhe e gjithë Verona e ka duartrokitur.

Balotelli, i cili është një lojtar i mbaruar, vendosi i shtyrë nga dikush apo diçka sipas meje, që të gjuante topin nga tribuna jonë. Vitin tjetër Balotelli nuk do të luajë më futboll, por do të shkojë në TV për të bërë zonjën e parë. Në Verona ai është i inatosur sepse këndojmë “Mario, Mario” dhe ai preferon të ndihet i ofenduar, sikurse bëjnë të gjithë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!