Analisti Arben Meçe në një intervistë në “Special Report” në ABC News foli për akuzat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta kundër kreut të SPAK Altin Dumanit.
Gjithashtu ai komentoi se reagimin e bërë nga ana e SPAK lidhur me çështjen se nuk ka asnjë hetim ndaj Metës, duke u shprehur se nëse kjo është e vërtetë atëherë është një situatë problematike sepse sipas tij duhet të ketë një hetim.
“Nëse nuk ka hetim ky është lajmi i keq. Mua nuk më intereson si reagon Ilir Meta, por nëse nuk ka hetim. Jemi përgatitur që Ilir Meta të kishte tre çështje. Janë tre çështje shumë serioze. Si mund të thuhet tani se nuk ka hetim. Tre denoncime janë bërë për Ilir Metën. Në momentin kur bëhet një denoncim bëhet regjistrimi dhe jepet përgjigje. Këtu ka një pikëpyetje të madhe nëse nuk ka hetim. Unë mund të them që ka hetim sepse janë denoncimet”, tha Meçe, duke shtuar: “Është dekonspiruara fakti se SPAK po avanconte veprimet procedurale. Nuk mundet do të gjesh asnjë arsye tjetër”, tha Meçe.
/abcnews.al/