Sulm ajror në Gaza, vritet oficeri i lartë i inteligjencës së Hamas

schedule11:54 - 18 Prill, 2024

schedule 11:54 - 18 Prill, 2024

Forcat izraelite vranë një oficer të lartë të inteligjencës së Hamasit në një sulm gjatë natës në Rripin qendror të Gazës. Yussef Rafik Ahmed Shabat, shërbeu si oficer në krahun e inteligjencës ushtarake të Batalionit Beit Hanoun të Hamasit.

Shabat ishte përgjegjës për hetimet në Departamentin e Sigurisë së Brendshme të Hamasit në Beit Hanoun. Trupat e IDF shënjestruan dhjetë terroristë, sulmi është kryer pas mbledhjes së saktë të inteligjencës.

Gjatë ditëve të fundit, njësitë e forcave ajrore izraelite kanë shënjestruar dhjetëra objektiva terroriste në të gjithë Gazën, duke përfshirë pikat e vëzhgimit, strukturat ushtarake, terroristët dhe infrastrukturat e tjera terroriste.

Sulmi vjen mes raporteve që pretendojnë se SHBA ka rënë dakord për një pushtim tokësor izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, nëse Izraeli nuk hakmerret me kundërsulme kundër Iranit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!