Danimarka pritet t’i japë ndihmë ushtarake Ukrainës mbi 300 milionë dollarë

schedule07:24 - 18 Prill, 2024

schedule 07:24 - 18 Prill, 2024

Danimarka njoftoi se do të japë ndihmë ushtarake në vlerë prej rreth 313 milionë dollarësh për Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes së Danimarkës në një deklaratë me shkrim lidhur tha se për Ukrainën do të jepet ndihmë ushtarake prej rreth 313 milionë dollarësh dhe se ndihma krahas industrisë së mbrojtjes dhe forcimit të forcave detare të Ukrainës do të sigurojë kontribut në furnizimin dhe prodhimin e pajisjeve dhe municioneve të tjera ushtarake.

Në deklaratë janë paraqitur edhe mendimet e ministrit danez të Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen i cili tha se vendi i tij ka nënvizuar “mbështetjen e pakufizuar të luftës së Ukrainës për liri”.

Ai theksoi se në muajin mars vizitoi shumë kompani ukrainase të industrisë së mbrojtjes. “Këto investime të cilat do të ndihmojnë në të ardhmen për të krijuar ndryshim në luftë dhe që do të ofrojnë furnizimin me pajisjet ushtarake që Ukraina do të ketë nevojë, kanë potencialin e një bashkëpunimi të madh”, tha Poulsen.

Në muajin mars, Danimarka dha rreth 336 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!