Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, gjatë së cilës i ka thënë, ndër të tjera, se vendi i tij nuk është i interesuar për përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Raisi i theksoi presidentit rus se sulmi iranian ndaj Izraelit gjatë fundjavës ishte imperativ për Teheranin dhe se ishte i kufizuar në shtrirje.
Putin, nga ana e tij, i tha presidentit iranian se ai shpresonte se të gjitha palët në Lindjen e Mesme do të tregonin përmbajtje, sipas një raporti të agjencisë ruse të lajmeve Ria Novosti.
/abcnews.al