Gjermania epiqendra, ja tetë përballjet e “Champions”-it për sot

schedule08:46 - 5 Nëntor, 2019

schedule 08:46 - 5 Nëntor, 2019

Champions rikthehet me sfida mjaft interesante ditën e sotme. Sytë do të jenë në Dormund, aty ku vendasit do të përballen me Interin dhe do tentojnë “hakmarrjen” që do t’u jepte vendin e dytë në klasifikim. Zikaltrit nga ana tjetër vijnë nga një periudhë mjaft e mirë dhe gjithashtu duan të triumfojnë. Barcelona, që mban kreun në grupin F, ka mundësinë të shkëputet, pasi pret në shtëpi skuadrën e Slavia Prague.

Napoli dhe Liverpooli kanë mundësinë sot të zgjidhin çështjen e kualifikimit. Italianët do të duhet të përballen me Salzburg, që deri më tani është paraqitur mirë. “The Reds” nga ana tjetër kanë një sfidë të lehtë në letër, kundër belgëve të Genk.

Grupi G është plot të ekuacione, pasi diferenca mes të katër skuadrave është e vogël. Zenit do tentojë të marrë kreun, që mbahet nga gjermanët e RB Leipzig. Rusët luajnë në shtëpi dhe do bëjnë gjithçka të fitojnë, ndaj një kundërshtari mjaft të fortë. Lyon-Benfica është gjithashtu një takim shumë interesant dhe që asnjëra skuadër nuk do të dojë ta humbë.

Edhe në grupin H gjithçka është e hapur. Chelsea-Ajax është një ndeshje e gjitha për t;u parë dhe që luhet për kreun, ndërkohë Valencia do të mundohet të përfitojë. Luan në shtëpi ndaj Lille dhe ka mundësinë të ngjitet të paktën në vendin e dytë.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

E martë, më 5 nëntor, ora 18:55
Barcelona-Slavia Prague
Zenit-RB Leipzig

E martë, më 5 nëntor, ora 21:00
Chelsea-Ajax
Dortmund-Inter
Liverpool-Genk
Lyon-Benfica
Napoli-Salzburg
Valencia-Lille

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!