Argjentina mbyll 4 ambasada në Lindjen e Mesme për shkak të sigurisë

schedule15:21 - 15 Prill, 2024

schedule 15:21 - 15 Prill, 2024

Qeveria argjentinase ka urdhëruar mbylljen e katër prej ambasadave të saj jashtë vendit në përgjigje të alarmit të sigurisë globale të shkaktuar nga sulmi i Iranit ndaj Izraelit. Bëhet fjalë për zyrat diplomatike në Izrael, Iran, Siri dhe Liban.

Sipas autoriteteve, kjo është një masë e përkohshme për arsye sigurie e cila tashmë është komunikuar nga Ministria e Jashtme dhe e cila do të jetë në fuqi derisa presidenti Javier Milei të përcaktojë hapat e ardhshëm që duhet të ndjekin në kuadër të përshkallëzimit të konflikti në Lindjen e Mesme.

Tensionet në Lindjen e Mesme u rritën pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me mbi 300 dronë dhe raketa si një shenjë hakmarrjeje ndaj bombardimit të konsullatës iraniane në Damask, ku humbën jetën disa persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!