Në fermën e gomaricave në Sarandë/ Pëllumb Çako: Qumështi i gomaricës kuron disa probleme shëndetësore

schedule20:07 - 13 Prill, 2024

schedule 20:07 - 13 Prill, 2024

Kjo është një fermë gomaricash. Është ndër të paktat në Shqipëri dhe është ngritur me shumë mund dhe përkushtim nga Pëllumb Çako, në fshatin Kopaçëz të Sarandës.

Në fermën e tij ai rrit 39 gomarica. Secila mban një emër që Çako ua ka vendosur në bazë të karakteristikave që ato kanë.

44-vjeçari nga Saranda tregon se idea për fermën e gomaricave i lindi 12 vite në përpjekje për të celur një biznes që do t’i siguronte të ardhura për jetesën.

Fillimet nuk kanë qënë të lehta. As Çako dhe as familjarët e tij nuk kishin informacion për mbarshtimin e gomaricave.

Vitët e para shpenzimet ishin shumë më të larta se fitimet. Në shumë raste qumështin e shpërndanin falas për t’ju dhënë mundësi njërëzve të njiheshin me vlerat e tij.

Krahas fermës ka ngritur edhe një punishte ku bëhet përpunimi dhe pasterizimi i qumështit.

44-vjeçari nga Saranda tregon se konsumi i qumështit të gomaricave ka disa efekte pozitive në shëndet.

Sot pas 11 vitesh Çako thotë se investimi dhe sakrifica e gjithë familjes së tij ja ka vlejtur.

Perveç se si biznes ferma e gomaricave në fshatin Kopaçëz funksionon edhe si agroturizëm duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve, atyre vendas dhe të huaj./abcnews.al