Pedagogu Ermir Gjinishi i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, foli për një sulm të mundshëm të Iranit ndaj Izraelit, ku tha se nëse izraelitët kundërpërgjigjen, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të futen në lojë.
Gjinishi u shpreh se sulmi do ndodhë së shpejti nga Irani, për shkak se tensionet mes Iranit dhe Izraelit ka qenë në rritje sidomos që prej fillimit të lutës në Gaza dhe sulmit izraelit në ambasadën e Iranit në Siri.
“Kjo do të ndodhë dhe goditja do të jetë e madhe pasi Irani ka mbështetje. Hezbollah është pjesë e Iranit. Kemi sulme që janë bërë në Irak, kemi milicitë në Siri, kemi rusët. Këto janë formacione militare. Patjetër që Irani do të reagojë. Lideri i tyre shpirtëror tha se Izraeli do ne paguajë shpejt. Franca dhe Britania i ka bërë thirrje qytetarëve të vetë të largohen nga Izraeli dhe kanë tërhequr ambasadat e tyre.
Në fillim u mendua se Irani do godiste ambasadat izraelite ne botë dhe ndaj Izraeli mbylli 27 ambasada. Ka mundësi që javën tjetër në Zone Lirë do flasim për dëmet. Pra sulmi do ndodhë, do godasë Hebollah, ISIS,Irani. Nëse sulmi ndodh, unë besoj se SHBA do të mbështesë Izraelin në kundërpërgjigjen e kësaj të fundit.
Irani mori një shuplakë ngas Irani, por në Siri. Izraeli e ka të detyrueshme të kundërpërgjigjet. Amerikanët përherë do qëndrojnë krah Izraelit. SHBA do futet në lojë”, tha ai. /abcnews.al