Kremlini: Traktati i Stambollit mund të shërbejë si bazë për dialogun me Ukrainën

schedule15:07 - 12 Prill, 2024

schedule 15:07 - 12 Prill, 2024

Traktati i Stambollit i përgatitur në mars 2022 mund të jetë baza për bisedimet për Ukrainën, por një numër realitetesh të reja janë shfaqur në dy vjet”.

Kështu u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

“Ky kthim në negociata është e mundur vetëm në formën e dialogut, gatishmërisë për dialog. Gatishmëria jonë për negociata u konfirmua dje nga presidenti Vladimir Putin. Si rregull, negociatat ende bazohen në diçka. U tha se , ndër të tjera, ne mund të mbështeteshim në këtë dokument [traktatin e Stambollit – TASS], por sigurisht që nga ajo kohë kanë ndodhur shumë ndryshime.Ne kemi subjekte të reja në Kushtetutë, gjë që nuk ishte rasti para dy viteve. Prandaj, ka vërtet një sërë realitetesh të reja nga të cilat ne nuk mund të abstragojmë, por në të njëjtën kohë mund të jetë një bazë e caktuar për fillimin e negociatave”, tha zëdhënësi.

Peskov vuri në dukje se çdo kërkim politik dhe diplomatik i zgjidhjes “mund të bazohet vetëm në negociata”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!