Iran, policia do të nisë një fazë të re të zbatimit të detyrueshëm të ligjit për hixhabin

schedule12:29 - 12 Prill, 2024

schedule 12:29 - 12 Prill, 2024

Policia në Teheran ka thënë të premten se do ta fillojë një fazë të re të zbatimit të detyrueshëm të ligjit për hixhabin nga 13 prilli, edhe pse projektligji i ri për hixhabin ende nuk është aprovuar nga Këshilli Kujdestar i vendit.

Shefi i Policisë, Abbasali Mohammadian, njoftoi për fazën e re të zbatimit të detyrueshëm para një njoftimi të ngjashëm nga shefi i policisë në qytetin jugor, Bushehr.

Të dy shefat e policisë thanë se do të ketë “zbatim më të ashpër” të ligjit në të gjitha hapësira publike duke filluar nga 13 prilli.

Megjithëse Këshilli Kujdestar ende nuk e ka miratuar projektligjin, i cili është hap i nevojshëm që ai të bëhet ligj zyrtarisht, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dha një urdhër gjatë faljes së Fitër Bajramit për masa të zbatimit të detyrueshëm kundër atyre që ai i quajti “shkelës së normave fetare” brenda shoqërisë iraniane.

Khamenei gjithashtu e përkufizoi ligjin për bartjen e detyrueshme të shamisë së kokës, hixhabit, si “dekret i qartë fetar”.

Projektligji për hixhabin, i cili kaloi në Parlamentin iranian vitin e kaluar pa diskutim publik, u nxor si përgjigje për një valë protestash dhe mospajtimesh nga gratë kundër detyrimit për ta bartur shaminë e kokës.

Megjithatë, procesi i aprovimit të tij është duke vazhduar ende, pas disa kundërshtimeve nga Këshilli Kujdestar, përfshirë pyetjeve se si do të zbatohet ky ligj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!