Ribashkim për herë të tretë? Juventus studion pistën e Morata

schedule09:20 - 12 Prill, 2024

schedule 09:20 - 12 Prill, 2024

Juventus dhe Alvaro Morata mund të bashkohen për të tretën herë. Bardhezinjtë synojnë ta afrojnë sulmuesin spanjoll në merkaton e verës duke qenë se presin të largojnë nga skuadra emra si Kean dhe Milik.

31-vjeçari është profili ideal duke qenë se njeh në perfeksion ambientin bardhezi teksa në Torino, lojtari ka edhe shtëpinë e tij. Marrëdhënia korrekte e Moratës me drejtuesit e Atletico Madrid mund të lehtësojë këtë tratativë, e cila mund të mbyllet për një shifër që varion diku te 15 deri në 20 milionë euro.

Pavarësisht moshës, Morata garanton shumë eksperiencë dhe mbi të gjitha është konstant pasi edhe në këtë sezon ia ka dalë të mbërrijë në kuotën e 20 golave. Megjithatë, për momentin spanjolli është vetëm një alternativë pasi shumë do të varet edhe me trajnerin e ri, gjithnjë nëse klubi torinez nuk do të vazhdojë “martesën” me Massimiliano Allegri./ h.ll/abcnews.al