Disa vepra të mrekullueshme arti janë zbuluar në rrënojat e Pompeit, qytetin e lashtë romak që u gropos në hirin e vullkanit të Malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit.
Arkeologët thonë se afresket janë ndër më të bukurat që janë gjendur deri më tani në rrënojat e qytetit antik. Figura mitike greke si Helena e Trojës shihen në muret e larta të zeza të një salle të madhe banketesh.
Dyshemeja e mozaikut pothuajse e kompletuar e dhomës përfshin më shumë se një milion pllaka të bardha. Një e treta e qytetit të humbur mbetet ende për t’u pastruar nga mbeturinat vullkanike.
Gërmimi aktual, më i madhi që bëhet gjatë këtij brezi, e pozicionon edhe një herë Pompein si dritaren kryesore në botë për njerëzit dhe kulturën e perandorisë romake.
Një bllok i gjerë rezidencial dhe tregtar, i njohur si “Rajoni 9”, po pastrohet nga disa metra shtufi dhe hiri i hedhur jashtë nga Vezuvi pothuajse 2000 vjet më parë.
Stafi duhet të lëvizë shpejt për të mbrojtur gjetjet e reja dhe të heqin sa munden nga depoja.
Për afresket që duhet të qëndrojnë në pozicion, një ngjitës suvaje injektohet në pjesën e pasme të tyre për të parandaluar largimin nga muret. Muratura është duke u mbështjellë me skela dhe sipër zonës po vendoset një çati e përkohshme.
/abcnews.al