Netanyahu nuk ishte në dijeni të sulmit ku mbetën të vrarë 3 djemtë e liderit të Hamas

schedule12:31 - 11 Prill, 2024

schedule 12:31 - 11 Prill, 2024

Forcat izraelite vranë tre djemtë e liderit të Hamasit Ismail Haniya në një sulm ajror në Rripin e Gazës pa informuar më parë komandantët e lartë apo politikanët, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Duke cituar zyrtarë të lartë izraelitë, agjencia e lajmeve Walla raportoi se Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad nuk ishin informuar paraprakisht për sulmin, i cili ishte koordinuar nga ushtria izraelite dhe inteligjenca Shin Bet.

Amir, Mohammad dhe Hazem Haniya ishin në shënjestër sepse ishin luftëtarë dhe jo për shkak të marrëdhënies së tyre me liderin e Hamasit. Ushtria izraelite nuk ka komentuar mbi raportet se katër nga nipërit e Haniya u vranë gjithashtu në sulm.

Vdekja e të afërmve të Haniya mund të komplikojë më tej negociatat tashmë të vështira për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës. Kreu i Hamasit tha se lëvizja palestineze ka bërë kërkesa “të qarta dhe specifike ” për të rënë dakord për çdo armëpushim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!