Emërohet ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Meta e pret në zyrë

schedule14:59 - 4 Nëntor, 2019

schedule 14:59 - 4 Nëntor, 2019

Nait Hasani është ambasadoori i ri i Kosovës në Shqipëri.

Birime nga Presidenca bëjnë me dije se Meta e priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.

Kreu i Shtetit vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës.

Presidenti u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm dhe duhet të realizohet sa më parë”, – theksoi Presidenti Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!