Vrasja e fëmijëve dhe nipërve të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh nga ushtria izraelite tregon “dëshpërimin” e kryeministrit izraelit Netanyahu dhe synimin e tij për të “minuar” bisedimet e vazhdueshme për armëpushim. Kështu deklaroi Basem Naim, anëtar i byrosë politike të Hamasit për Al Jazeera.
Sipas tij, “Netanyahu ka dështuar në javët e fundit për të prishur negociatat dhe është nën presionin e amerikanëve, komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë së brendshme izraelite.”
“Netanyahu tani po përdor të gjitha mjetet e pista duke vrarë fëmijët tanë, gratë tona dhe duke vrarë liderët apo njerëzit në Damask… Ai këmbëngul në minimin e çdo mundësie për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.”/abcnews.al