Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Pamje të rënda, si u eliminua kryetifozi i Partizanit

schedule14:17 - 4 Nëntor, 2019

schedule 14:17 - 4 Nëntor, 2019

Një vrasje tronditi kryeqytetin serb mbrëmjen e 1 nëntorit.  Një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç është ekzekutuar me gjashtë plumba.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një nga rrugicat e Beogradit dhe 37-vjeçari ndërroi jetë menjëherë. Mediat serbe kanë publikuar videon e vrasjes. Viktima dallon agresorin dhe nis vrapin për t’u larguar. Tentativa shkon dëm dhe kapo ultrasi bie pre e 6 të shtënave që i morën jetën.

Markoviç fitoi reputacion në opinionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic. Më herët, Markovic ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton. Mirëpo, pas vendimit të apelit, dënimi iu ul me 13 vite. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!