Lideri i Kinës Xi Jinping ka zhvilluar të mërkurën një biesedë me ish-presidentin e Tajvanit, i cili është pro lidhjeve të ngushta me Kinën. Ky takim, aspak i zakontë për të dyja palët, vjen vetëm disa javë përpara se në ishullin demokratik të betohet një lider të ri që Pekini e urren hapur.
Ma Ying-jeou, i cili e ka udhëhequr Tajvanin nga viti 2008 deri në vitin 2016 dhe ndodhet aktualisht në Pekin në një tur 11-ditor gjatë së cilit pritet që të vizitojë zona të ndryshme të Kinës. Dhe, me Xi do të takohet të mërkurën pasdite, sipas raportimeve të medias shtetërore CCTV.
Ky është gjithashtu takimi i parë midis Xi dhe ish-udhëheqësit të KMT, Ma, që nga samiti i tyre historik në Singapor në 2015.
Por ribashkimi i tyre thekson gjithashtu ndarjen politike në rritje në ngushticën e Tajvanit, dhe se si qëndrimi gjithnjë e më agresiv i Xi ndaj Taipeit ka larguar më shumë tajvanezë nga Kina.
Në fjalën e tij hapëse, Xi lavdëroi Ma për kundërshtimin e “pavarësisë së Tajvanit”, duke promovuar shkëmbimet në ngushtica dhe duke rënë dakord që “të dyja anët e ngushticës i përkasin Kinës.”
/abcnews.al