Zaev dhe Mickovski luftojnë për shqiptarët duke kërkuar votat e tyre

schedule13:16 - 4 Nëntor, 2019

schedule 13:16 - 4 Nëntor, 2019

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga tribuna me qytetarët në Strumicë ka drejtuar kritika ndaj oponentit të tij Hristijan Mickoski të VMRO-DPMNE lidhur me qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve. Zaev ka thënë se ai po ndryshon qëndrimet ndaj shqiptarëve dhe se e ka quajtur dyftyrësh.

“E shikoj tani Mickoskin që thotë se nuk ka problem që shqiptari të jetë kryetar i Kuvendit. Po përse nuk e tha këtë më 27 prill kur qytetarët hynë në Kuvend dhe ndodhi ajo që ndodhi”, theksoi Zaev.

Ai foli edhe për deklaratën e mëparshme të Mickoskit se në Gostivar ka takuar dhe është përqafuar me shqiptarë. Ai ka thënë se këto janë bllofe që po përdoren për vota nga ana e liderit të opozitës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!