Irlanda gati të njohë shtetin e Palestinës

schedule09:45 - 10 Prill, 2024

schedule 09:45 - 10 Prill, 2024

Qeveria e Irlandës po përgatitet të njohë shtetin e Palestinës brenda disa javësh, tha kreu i diplomacisë irlandeze, Michal Martin. Ai tha se synonte t’i paraqiste një propozim zyrtar qeverisë për të njohur një shtet palestinez kur të përfundonin “diskutimet më të gjera ndërkombëtare”.

“Mos dyshoni në njohjen e shtetit palestinez”, theksoi ai gjatë fjalimit të tij para parlamentit irlandez.

Martin i tha gjithashtu uebsajtit irlandez të lajmeve The Journal se propozimi zyrtar do të dorëzohej “brenda javëve të ardhshme”. Në mars, Spanja, Irlanda, Sllovakia dhe Malta e bënë të qartë në një deklaratë të përbashkët se po përgatiteshin të njihnin shtetin e Palestinës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!