Librazhd/ Prenë pyjet në mënyrë të paligjshme, pranga 58-vjeçarit, në kërkim i mituri

schedule14:11 - 9 Prill, 2024

schedule 14:11 - 9 Prill, 2024

Një 58-vjeçar është arrestuar në Librazhd, ndërsa një 16-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi prenë pyejt në mënyrë të paligjshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve mars dhe prill 2024, kanë prerë dru për zjarr, në zonat e mbrojtura të parqeve “Shebenik” dhe “Gavadec”.

Në banesën e të arrestuarit u gjet një sasi drush për zjarr që dyshohet se janë prerë në këto parqe, në kundërshtim me ligjin.

Policia po vijon punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme./abcnews.al