“Kane nuk është i vetmi rrezik te Bayern”, Arteta: Tuchel ka një skuadër të madhe, do të bëjmë maksimumin

schedule23:24 - 8 Prill, 2024

schedule 23:24 - 8 Prill, 2024

Mbrëmjen e së martë rikthehet UEFA Champions League, me kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë, që tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, atë të çerekfinalve, teksa dy sfidat e para që do të luhen pritet të jenë spektakolare, teksa me “Galaktikët” e Real Madrid, që do të presin “Qytetarët” e Manchester City dhe “Topçinjtë” e Arsenal, që presin “Bavarezët” e Bayern Munich.

Siç e do zakoni, një ditë para sfidës u zhvilluan edhe konferencat për shtyp, në kuadër të këtyre sfidave, nga ku tekniku, Mikel Aretat, nuk i kursey elozhet për kolegun Thomas Tuchel e më tej u shpreh se duhet të luajnë lojën e tyre, për të fituar, teksa shtoi se Harry Kane, ndryshe nga çfarë konsiderohet nuk është rreziku i vetëm në radhët e “Bavarezëve”.

“Po e shijojmë shumë momentin. Jemi aty ku do të donim të ishim, në kampionat dhe Champions League. Do të sfidojmë një nga klubet më të suksesshme në Europë, por mezi presim të përpiqemi të kapërcejmë këtë lloj vështirësie. Bayern është një skuadër e madhe. Jam një admirues i madh i Tuchel dhe i mënyrës se si luajnë skuadrat e tij. Kam mësuar shumë prej tij.

Jemi përgatitur shumë mirë. Nëse arrijmë të luajmë futbollin tonë, atëherë do të kemi shumë mundësi për të fituar. Harry Kane është i jashtëzakonshëm, por nuk është rreziku i vetëm nga Bayerni. Pres një stadium plot dhe shumë pasion e emocione, pasi kemi 15 vite që e presim një mbrëmje të tillë”,- tha tekniku spanjoll i kryesuesve të Premier League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!