Sulmi në termocentralin e Zaporizhias, Kremlini: Provokim shumë i rrezikshëm

schedule14:52 - 8 Prill, 2024

schedule 14:52 - 8 Prill, 2024

Sulmi në termocentralin bërthamor të Zaporizhias nga forcat e armatosura ukrainase ishte një provokim shumë i rrezikshëm. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dënoi sulminqë dëmtoi kabinën e reaktorit të termocentralit bërthamor.

Forcat e armatosura të Moskës janë nën akuzë dhe, nga ana e tyre, akuzojnë ushtrinë ukrainase për kryerjen e sulmit.

“Ky është një provokim shumë i rrezikshëm. Punonjësit e IAEA-s që ndodhen në terren patën mundësinë të dëshmojnë këto sulme. Kjo është një taktikë shumë e rrezikshme që do të ketë pasoja shumë negative afatgjata. Regjimi në Kiev, për fat të keq, vazhdon aktivitetet e tij terroriste”, nënvizoi zëdhënësi i Kremlinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!